
Shëtiste i lirë në Prishtinë, ndonëse i dënuar me 100 ditë burg, arrestohet nga policia
Arratisja e personave të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata është një dukuri shqetësuese në Kosovë, që po ndodh shpesh. Shumë të dënuar arrijnë t’i shmangen vuajtjes së dënimit për periudha të gjata.
Sinjali mëson ekskluzivisht se mbrëmjen e së shtunës është arrestuar në Prishtinë personi i kërkuar nga drejtësia, Kastriot Dragaj, 35 vjeçar.
Sipas burimeve të mirinformuara, rreth orës 19:00 të datës 5 korrik 2025, njësia policore ka hasur të dyshuarin në rrugën “Vicianum” dhe pas verifikimit në sistemin elektronik SIPK ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër arrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I dyshuari është ndaluar menjëherë dhe, bazuar në urdhrin e gjykatës, është dërguar për vuajtje dënimi prej 100 ditësh në burgun e Hajvalisë.
Rasti është klasifikuar si “Realizim i urdhëresës gjyqësore”.