Guri Hana vazhdon me KF Prishtina e Re

05 korrik 2025 | 22:06

KF Prishtina e Re, skuadra prishtinase që këtë sezon do të garojë në Superligën e Kosovës, ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin 23-vjeçar, Guri Hana.

“Me qasje serioze, profesionalizëm dhe përkushtim në fushë, Guri u bë pjesë e rëndësishme e linjës mbrojtëse dhe ndihmoi ekipin të kapërcejë sfidat drejt suksesit.

Tani nis një kapitull i ri, një mision i ri në Superligë, ku Guri do të jetë sërish në dispozicion të skuadrës sonë,” thuhet në njoftimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimin…