Bekë Berisha: Përjetë mirënjohës për punën dhe veprën e komandant ‘Mixhës’

13 tetor 2021 | 11:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe të gjithë bashkëluftëtarëve me rastin e vdekjes së komandantit të UÇK-së për fshatin Ruhot, Qerim Berisha.

Deputeti Berisha ka thënë se përjetë do të jemi mirënjohës për punën dhe veprën e komandant “Mixhës”.

“Mbrëmë në orët e vona morëm lajmin e hidhur se u nda nga jeta shoku, vëllau dhe bashkëluftëtari ynë Qerim Berisha ‘Komandant Mixha’. I shprehi ngushëllime familjes, miqve, shokëve e bashkëluftëtarëve të Mixhës! I jemi mirënjohës përjetë për punën dhe veprën e tij në faqen më të lavdishme të historisë tonë të re. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mixhën e Ruhotit!”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja në emisionin “Shqip” të drejtuar nga Rudina…