Bekë Berisha pret të ketë zgjedhje të parakohshme

26 tetor 2025 | 09:22

Deputeti i zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se ai pret që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që nuk beson se mandatari për postin e kryeministrit, Albin Kurti, ka siguruar 61 votat e nevojshme.

“Ne s’kemi marrëveshje për këtë qeveri, unë s’kam votë për këtë qeveri”, tha Berisha për gazetarët, në hyrjen para Kuvendit të Kosovës.

Tashmë në Kuvendin e Kosovës kanë mbërritur edhe shumë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët megjithatë s’janë prononcuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për…