Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

26 tetor 2025 | 09:07

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, aktualisht profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, konsideron se seanca e Kuvendit të Kosovës që mbahet sot është jokushtetuese.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, të realizuar të premten Hasani ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ngutur që të dekretojë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për formimin e ekzekutivit.

Konstituimi i Kuvendit është kontestuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e cila i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi nënkryetar i Kuvendit nga radhët e deputetëve serbë u zgjodh Nenad Rashiq, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Sipas kësaj partie, me zgjedhjen e Rashiqit janë kryer shkelje kushtetuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se…