Bekim Brestovci do të jetë zëvendësministër i Punëve të Jashtme

16 qershor 2020 | 22:17

Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ministri kjo e cila drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vet Bekim Brestovci.

“Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, emërimi im ende nuk është bërë nga kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.

Biznesmeni nga diaspora në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet, por nuk ka arritur të merr votat e mjaftueshme për deputet në Kuvendin e Kosovës.

(A. MAVRAJ / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21- vjetorin e…