Bekim Haxhiu do t’i drejtohet Supremes: Ka bazë për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

23 qershor 2026 | 14:23

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se do ta dërgojë rastin e tij në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së.

Haxhiu ka deklaruar se avokati i tij është duke përgatitur ankesën, e cila pritet të dorëzohet brenda afatit ligjor.

“Afati për dorëzimin e ankesës është deri nesër në orën 12:30, por besoj që avokati im do ta paraqesë atë në Gjykatën Supreme që nesër në mëngjes”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së, ndërsa ka shprehur bindjen se Supremja do të vendosë në favor të kërkesës së tij.

“Besoj që Gjykata Supreme do të nxjerrë vendim në favorin tim, sepse ka bazë për t’u rinumëruar votat e kandidatëve të PDK-së”, është shprehur Haxhiu.

Një ditë më parë, ai kishte ngritur dyshime për procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se mostrat për rinumërim nuk janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe se në 185 vendvotime janë evidentuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve.

Haxhiu ka theksuar se qëllimi i ankesës është garantimi i një rezultati të saktë zgjedhor dhe respektimi i votës së qytetarëve. /IndeksOnline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur…