Hoti kërkon reagim qytetar ndaj qeverisë për gazin amerikan

23 qershor 2026 | 14:20

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me çështjen e gazit amerikan, duke kërkuar reagim qytetar ndaj Qeverisë për refuzimin e këtij projekti.

Hoti ka theksuar se Kosova duhet të ruajë orientimin e saj euroatlantik dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me ShBA-në dhe vlerave euroatlantike”, është shprehur Hoti.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të largohet nga rruga që, sipas tij, e ka sjellë vendin deri në këtë pikë.

 ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka deklaruar se 40 persona…