Shkon në 40 numri i të vdekurve nga moti ekstrem në Francë
23 qershor 2026
| 14:18
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka deklaruar se 40 persona kanë humbur jetën nga mbytja në Francë që nga fillimi i valës së të nxehtit të enjten e kaluar.
“Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për të rinj”, ka thënë ai gjatë një mbledhjeje urgjente të ministrave, raporton BBC.
Ai ka shtuar se “ata janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”.
Ky bilanc tragjik lidhet me temperaturat e larta që kanë përfshirë Francën, ku shumë njerëz kanë kërkuar freski në lumenj, liqene dhe zona të tjera ujore, shpesh duke u ekspozuar ndaj rrezikut të mbytjes.
Autoritetet franceze kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe të vapës ekstreme.



