Bekim Jashari: Dhëntë Zoti që të mbledhim mend si popull dhe të jemi të bashkuar

07 nëntor 2018 | 16:33

Në Komunën e Skenderajt të mërkurën është organizuar ceremonia e ndarjes së medaljeve për 158 heronjtë dhe dëshmorët, të cilët më 6 tetor të këtij viti janë shpallur heronj të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi në përurimin e Kompleksit Memorial në Marinë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar presidentin Thaçi që ka dekoruar këta dëshmorë, edhe pse ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni.

Jashari në fjalën e tij ka thënë se ndjen dhimbje të barabartë me të gjithë familjarët e dëshmorëve, por në të njëjtën kohë ai ka theksuar se janë krenarë që janë familjarë të dëshmorëve.

“Ne e kemi bërë një punë pas 20 vitesh bashkërisht me juve, një punë që e kemi pasur për obligim ta bëjmë si institucion. Dhëntë Zoti që ne të mbledhim mend dhe si qytetarë e si popull, të jemi të bashkuar, të unifikuar dhe ta ndërtojmë këtë vend, ta zhvillojmë ekonomikisht. Vetëm atëherë mund të themi që po jetësohet amaneti i dëshmorëve, duke zhvilluar vendin që qytetarët e sidomos rinia e këtij vendi të sheh vetën në vendin e vet”, ka thënë Jashari.

Ndërsa në emër të presidentit Thaçi, ka folur këshilltari i tij, Ismajl Syla, i cili ka thënë se po përfundohet një punë që kishte nisur më 6 tetor në Marinë.

“Kjo ceremoni, në fakt është vazhdim i 6 tetorit në Marinë, me ç’rast bëhet dorëzimi i urdhrit ‘Hero i Kosovës’ për të gjithë dëshmorët, të cilët kanë rënë në betejat e luftës së UÇK-së. Një gjë duhet ta keni parasysh, ju keni dhënë njerëzit më të shtrenjtë dhe ata njerëz qëndrojnë në rrënjët e lirisë dhe te Kosova e sotshme. Ndërkaq, shteti dhe institucionet e bëjnë ose nuk e bëjnë më së miri detyrën e Kosovës, por ju të nderuar familjar duhet vetë ta dini se ju jeni njerëzit më ballëhapur që rrini përballë atdheut”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Migjen Shala, ka thënë se ushtarët e trevës së Drenicës janë përballur me beteja e luftëra të ndryshme për të mbrojtur atdheun.

/Epoka e re/

Image may contain: 17 people, people standingImage may contain: 16 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të…