Bekim Jashari do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Skenderajt

21 prill 10:08

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se do të garojë sërish edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune.

Jashari deklaroi se është në dorën e qytetarëve që të vendosin nëse ai do të ketë edhe një mandat.

“Tashmë e kam konfirmuar se do të jem kandidat edhe për një mandat për kryetar të Skenderajt, se a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, u shpreh ai në Kanal 10.

Ndryshe, Bekim Jashari është djali i heroit të vendit, Hamëz Jashari. Ai kishte vendosur të kandidojë për kryetar të Skenderaj gjatë vitit 2017, pasi që një gjë të tillë ia kishin kërkuar bashkëvendësit e tij përmes një peticioni që ata kishin organizuar.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të martën mbrëma…