Bekim Jashari: Komuna e Skenderajt me arkivën më të avancuar në Kosovë

25 maj 2021 | 20:30

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, kanë përuruar përfundimin e projektit për modernizimin e arkivës në këtë komunë, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike.

“Kështu me këtë investim që kemi bërë me buxhetin e komunës sonë jemi bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e arkivës tonë”.

“Me rinovimin e arkivës janë̈ krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri”, ka thënë kryetari Jashari.

Ai ka theksuar se realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka nxjerrur një…