Bekim Jashari kujton dëshmorin Ismet Rrahmani: Të lumtë ata që dhanë jetën për lirinë

26 gusht 2018 | 15:16

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka kujtuar dëshmorin e kombit Ismet Rrahmani, në 20-vjetorin e rënies së tij.

“Të lumtë ata që dhanë jetën për lirinë, të lumtë ata që fituan respektin e kombit shqiptar, përjetësisht! E kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e kombit, heroin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Rrahmani, në 20-vjetorin e rënies së tij për liri dhe pavarësi të vendit! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bekim Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i stacionit jugor të policisë në Komunën e Mitrovicës,…