Bekim Jashari përkrah peticionin për bashkimin e Mitrovicës

25 dhjetor 2018 | 10:35

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nënshkrimin e peticionit që kërkon bashkimin e Mitrovicës.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dje ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin…