Bekim Jashari përkujton të rënët në masakrën e Rezallës

05 prill 2020 | 12:23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Rezallës.

Ai ka thënë se masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptarë i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare.

“Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jasharit:

Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë.

Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane.

E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm.

Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Kjo është më e pakta që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën.

Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Lavdi të rënëve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikanët britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë…