Bekim Jashari: Po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë

05 dhjetor 2020 | 19:33

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se pas përfundimit të ujësjellësit dhe kanalizimit së fundi, po vazhdojnë edhe me asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Kryshec.

Jashari ka shkruar në “Facebook” se bashkë me përfaqësuesit e fshatit, Avdullahin e Fatosin, si dhe inxhinierin e komunës, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “Xhavit dhe Arsim Gashi”, rrugë kjo e cila ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

“Krahas kësaj po vazhdon projekti i ndërtimit të rrugës që lidhë Kryshecin me qytetit tonë. Kështu në Kryshec dhe fshatra tjera po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka konfirmuar 28,782 raste të reja me Covid-19 të…