Bekim Jashari pret fitueset e Kupës në volejboll

01 prill 2019 | 18:20

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, kanë pritur në takim volejbollistet e Klubit të Volejbollit “Skenderaj”.

Skuadra nga Skenderaj në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll fitoi me rezultat 3 m 1 në sete.

“Jam ndier i lumtur me suksesin tuaj, për çka ju falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve dhe ju siguroj se si komunë do t’ju mbështesim në aktivitetet sportive”, ka thënë kryetari Jashari, duke u dëshiruar volejbollisteve të KV “Skenderaj” suksese të tjera në garat vendore dhe në ato ndërkombëtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot…