Bekim Jashari takon drejtorët e shkollave para fillimit të vitit të ri shkollor

24 gusht 2018 | 15:50

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar të premten drejtorët e shkollave në këtë komunë, me të cilët ka diskutuar për punën që po bëhet rreth përgatitjeve për fillim të vitit të ri shkollor 2018/2019. “U informova se drejtorët e shkollave në përgjithësi kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërkaq shkollat që janë në udhëheqje të tyre janë të gatshme për të pritur nxënësit, në kuadër të vitit të ri shkollor 2018/2019”, ka thënë Jashari.

Ai ka siguruar të gjithë drejtorët, pa përjashtim, se do ta kenë mbështetjen e tij, edhe jashtë orarit zyrtar të punës, madje edhe në ditë pushimi, në funksion të rritjes së cilësisë në arsim. “Iu kërkova gjithashtu që të shtojnë angazhimin në procesin e mësimdhënies, si dhe pastërti në ambientet shkollore”, ka thënë Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë mund të ëndërroni me sytë hapur se keni…