Bekim Jashari: Ushtria jonë radhitet krahas ushtrisë së ShBA-së dhe NATO-s

05 mars 13:57

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në fjalën e tij në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për nder të Epopesë së UÇK-së ka thënë se sakrifica shekullore e popullit si dhe lufta dhe gjaku i derdhur i të rënëve është bazamenti i shtetit të demokratik të Kosovës.

Jashari po ashtu tha se të rënët kanë lënë amanet që ta zhvillojnë shtetin e Kosovës, në mënyrë siç tha ai që të rinjtë dhe gjenerata e ardhshme ta gjejnë perspektivën në vendin e tyre.

“Sakrifica shekullore e popullit tonë si dhe lufta dhe gjaku i derdhur është bazamenti i shtetit tonë demokratike. E kemi amat që ta duam he ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat ta gjejnë perspektivën në Kosovë. Duhet të jemi të bashkuar që të jetësojmë amanetin e të rënëve”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu tha se Kosova sot ka ushtrinë e saj e cila radhitet në mesin e ushtrive për ruajtjen e paqes në botës, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-s.

“Sot kemi ushtrinë tonë që tashmë radhitet në mesin e ushtrive tjerë për ruajtën e paqes në botë, krahas SHBA-së dhe NATO-s. Të rënët në altarin pavarësisë sollën lirinë dhe pavarësinë. Jetësojmë vullnetin e tyre vetëm duke zhvilluar shtetin”, tha ndër të tjera Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se…