Belegu: Mbi 90 fëmijë janë operuar falas në ShBA

15 prill 17:05

Që nga viti 2009 doktor Mazllum Belegu, nëpërmjet organizatës “Gift of Life”, ka bërë të mundur që fëmijët me probleme në zemër, të operohen falas kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Deri më tani më shumë se 90 fëmijë kanë përfituar nga kjo organizatë. Derisa Ministria e Shëndetësisë paguan shpenzimet e udhëtimit për këta fëmijë, organizata në fjalë mbulon shpenzimet e operacioneve. E gjithë kjo po bëhet në pamundësi për t’u trajtuar këta fëmijë në Kosovë, për shkak të mungesës së Kardiokirurgjisë për fëmijë.

Në intervistën dhënë “Radios Evropa e Lirë”, Mazllum Belegu ka dhënë edhe hollësi të tjera.

Linku i plotë i intervistës: https://www.evropaelire.org/a/belegu-mbi-90-f%C3%ABmij%C3%AB-t%C3%AB-operuar-falas-n%C3%AB-shba-/29168727.html

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, dhe aktivistja e organizatës…