Belen Rodriguez shtatzënë për herë të dytë, flet për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën

09 shkurt 2021 | 23:01

Thashethemet se Belen Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë qarkullojnë në mediat italiane prej disa javësh.

Por, edhe pse deri tani nuk kishin konfirmuar asgjë, është vetë showgirl-i që ka zbuluar më shumë detaje për atë që po ndodh mes saj dhe partnerit, me të cilin ka vetëm pak muaj që njihet.

“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Do donte të ndalonte kohën, sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”,- janë shprehur miqtë e ngushtë të Belen për Vanityfair pak ditë më parë. Mendohet se Belen është në pritje të një vajze.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”, ka rrëfyer më tej showgirl-i. “Kam hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë”-tha Belen.

Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës së kaluar. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez. Ajo ka edhe një djalë 8-vjeçar nga lidhja me ish-partnerin Stefano De Martino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në…