Belica largohet nga Prishtina

21 qershor 2023 | 11:30

Edhe një tjetër futbollist është larguar nga skuadra e Prishtinës. Fjala është për mbrojtësin Egzon Belica. Klubi kryeqytetas e ka falënderuar 32-vjeçarin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese.

“FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata. 32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës. Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është anuluar procedura tenderuese për furnizim me insulina. Ministria e…