Bella Hadidi vishet nga një stiliste shqiptare (Foto)

02 shtator 2020 | 11:14

Tashmë nuk kemi pse të çuditemi më, pasi shumë të huaj me famë ndërkombëtare po zgjedhin të vishen nga stilistë shqiptarë. Këtë herë është Nensi Dojaka, një stiliste e re dhe shumë e talentuar, e cila është kujdesur ta veshë supermodelen me famë botërore Bella Hadid.

Bella u shfaq në ngjarjen e ‘MTV Video Music Awards 2020’, me një veshje të realizuar nga Nensi.

Ka qenë supermodelja ajo e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka prezantuar me të gjithë ndjekësit talentin e Nensit. “E veshur nga një stiliste e re shumë e talentuar Nensi Dojaka”, ka shkruar Bella Hadid në përshkrimin e fotove të publikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk kemi pse të çuditemi më, pasi shumë të…