Debati i para 10 vjetëve mes Doresës dhe Jonës kthehet në përplasje sonte në BBVK (VIDEO)
Influencerja Doresa i ka thënë banorës Jonës se nuk mund ta shfajësojë më veten, pasi tashmë, sipas saj, kanë dalë fotografi dhe fakte lidhur me bullizimet dhe ofendimet që Jona u ka bërë disa vajzave në rrjete sociale.
Ajo ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj Jonës, duke treguar se ende është e prekur nga ofendimet e pretenduara.
Debati mes dy vajzave vazhdon të jetë i tensionuar, me akuza dhe kundërpërgjigje të njëpasnjëshme.
Doresa i ka përmendur Jonës se në atë kohë kishte bërë postime në rrjete sociale, duke pretenduar se ajo po gënjente për sëmundjen e bashkëshortit.
Përplasja mes tyre po vazhdon të jetë e ashpër, ndërsa në Living ndodhet edhe influencerja Lejla, e cila ka nisur ta kritikojë Jonën për ofendimet që, sipas saj, i kishte bërë vite më parë në rrjetet sociale.
Në shtëpi, Jona u përball me Lejlën, e cila i shprehu hapur pakënaqësitë e saj lidhur me deklaratat dhe veprimet e banores.
“Arsyeja pse krejt femnat shqiptare janë çu qitash është për shkak se ti je hi si feministe aktiviste. Këto na kanë prek neve… Atëherë s’kom mujt me ngrit zanin…”, u shpreh Lejla.
Për më shumë:



