Ben Affleck kalon çdo cak dhe acaron Jennifer Lopez! Zbuloni kushtet që këngëtarja i ka vendosur për të jetuar me të

24 tetor 2022 | 16:18

Mesa duket jetesa mes këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, dhe aktorit të njohur, Ben Affleck, sa vjen e po vështirësohet. Vetëm dy javë pas dasmës së tyre të madhe në Gjeorgji, filluan spekulimet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Duhani dhe parregullsia janë arsyet kryesore, pasi aktori konsumon duhan gjithë ditën dhe Lopez-it nuk i pëlqen aspak kjo gjë. Përveç kësaj, ai i lë gjërat e tij gjithandej, duke shkaktuar një super rrëmujë.

Përballë kësaj situate, të dy patën disa grindje dhe debate, të cilat bënë që Affleck të largohej përkohësisht nga shtëpia. Diva e muzikës pop nuk donte të divorcohej dhe bëri gjithçka për ta bërë atë të funksiononte.

Këngëtarja është e gatshme ta falë burrin e saj nëse ai ndryshon këto qëndrime, pra duhan shumë më pak dhe të përqendrohet ndaj zakoneve të shtëpisë e të jetë shumë më i rregullt. Nga ana e tij, Affleck është i gatshëm të ndryshojë totalisht qëndrimet e tij dhe të kthehet të jetojë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka përgatitur një ofertë të re për mesfushorin…