Real Madridi i ofron kontratë të re për Kroosit

24 tetor 2022 | 16:17

Real Madridi ka përgatitur një ofertë të re për mesfushorin e tyre, Toni Kroos.

Kroos ka edhe një vit kontratë me Realin, teksa ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Shumë medie kanë raportuar që lojtari dëshiron të lë futbollin aktiv me të përfunduar kontrata me “Mbretërit”, por klubi nuk janë dakord me një gjë të tillë.

Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos, ata kanë përgatitur një kontratë të re për gjermanin dhe ai është në dijeni për këtë.

Ende nuk dihen cilat do jenë kushtet, ato priten të bëhen zyrtare së shpejti.

Mbetet të shihet nëse lojtari do vazhdojë me Realin apo me të vërtet do pensionohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…