Beniada i tregon Donaldit pse u nda nga i dashuri

08 shkurt 2022 | 13:28

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, e cila është aktualisht banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”, ka marr vëmendjen e mediave rozë kohëve të fundit lidhur me rrëfimet për ish të dashurit e saj, e që njëri prej tyre është futbollisti i njohur italian, Mattia De Sciglio.

Gjatë ditës së djeshme, modelja në një bisedë me aktorin, Donald Veshaj ka vendosur të flas për lidhjen e saj të fundit, e cila zgjati vetëm 3 muaj.

“Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte”, tha Beniada.

“Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë “ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria”, edhe u bë keq fare”, vazhdoi duke treguar modelja.

“Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha “më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar, kam kuptuar që kam thënë, unë shkojmë, këtu shkojmë aty.”

Po ashtu, Beniada tregoj se çfarë i kishin thënë shokët e tij të martuar.

“Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano”, tregoi ndër të tjera modelja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Arbër Hoxha bëhet me skuadër të re. Ai është…