Beniada Nishani nuk fshihet më, poston foton e partnerit të saj

25 nëntor 2022 | 13:06

Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë në një marrëdhënie dhe çifti nuk ka çfarë të mohojë.

Ata duket se e kanë konfirmuar në heshtje. Nëse mund ta quajmë të tillë, “shkesi” i Beniadës dhe Blertit ne fakt nuk ka qenë Arbër Hajdari (vëllai i Blertit), por emisioni “Procesi Sportiv” ku Beniadës ju besua një vend që kur ishte pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”.

Ky emision u bë edhe shkak që Blerti të shfaqet në shtëpinë e Beniadës, por nga ekrani i televizorit. Modelja ka publikuar një “Instastory” ku i ka bërë edhe tag Blertit pa u ndjerë aspak në presion nga zbulimi i lidhjes së tyre.

Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

Beniada Nishani nuk fshihet më, poston foton e partnerit të sajBeniada Nishani nuk fshihet më, poston foton e partnerit të saj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Ndërkohë…