Bennaceri rikthehet nga lëndimi

30 nëntor 2023 | 16:47

AC Milan po has në vështirësi për shkak të lëndimeve, por lajm i mirë është rikthimi i Ismaele Bennacer. Mesfushori algjerian, siç raporton “MilanNews”, në fakt mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Më shumë se gjashtë muaj më vonë, Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale.

Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano. Më parë, ai ka luajtur për Tours dhe Empoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian…