Bentancur: Juve ende ka shanse për titull  

12 prill 2021 | 13:50

Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur, beson se ende ka mundësi që “Zonja e Vjetër” ta fitojë titullin në Serie A, megjithëse është 12 pikë pas Interit.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme kundër Atalantës, sfidë e vështirë. Atalanta dëshiron të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të vazhdojmë ta fitojmë çdo ndeshje në mënyrë që ta arrijmë maksimumin në fund të sezonit… në çdo rast, edhe për titull, edhe në qoftë se është larg me pikë, matematikisht është i arritshëm për ne”, ka thënë Bentancur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit për nderë të muajit të Ramazanit dhe…