Benzema mungon kundër Atalantës

22 shkurt 2021 | 16:33

Pas Sergio Ramosit, Eden Hazardit, Marcelos, Dani Carvajalit, Fede Valverdes, Rodrygo Goesit, Alvaro Odriozolas, Eder Militaos edhe Karim Benzema do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Atalantas në Bergamo.

Sipas “Deportes Cuarto”, 33-vjeçari nuk do jetë në gjendje fizikë të jetë gati për ndeshjen me italianët në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit Benzema do vazhdojë rikuperimin në kampin stërvitor të “Los Blancos” në Valdebebas.

Francezi është njëri nga figurat kryesore të Realit këtë sezon, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe gjatë dy sezoneve të fundit ka 57 gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, Arta gjithmonë shfaqet…