Benzema rikthehet kundër Atleticos

25 shkurt 2021 | 22:17

Real Madridi ka marrë lajm të mirë të enjten në mbrëmje.

Karim Benzema do t’i kthehet skuadrës në momentet më të rëndësishme të kampionatit. Benzema mungoi kundër Real Valladolidit, në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas, dhe “Marca” bën të ditur se ai do të mungojë edhe ndaj Real Sociedadit në vikend.

Megjithatë, lajmi i mirë për madrilenët është se golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë edicion, do të kthehet për derbin e Madridit, kundër Atleticos, në javën e ardhshme më 7 mars.

Benzema në këtë sezon ka shënuar 17 gola. Në dy edicionet e kaluara kishte shënuar 57 gola gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në emisionin “Debat” të RTK-së…