Beogradi çuditet pse askush nga Kosova nuk shprehu ngushëllime për Irinejn

21 nëntor 2020 | 13:17

Pas infektimit me COVID-19 ka vdekur dje kryepopi i Kishës Ortodokse serbe, Irinej. Vdekjen e tij e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Derisa ngushëllime për humbjen e Irinejt kanë shprehur ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey e presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lidhur me këtë një reagim i çuditshëm e joracional ka ardhur nga drejtoresha për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç. Ajo është shprehur e irritur se pse asnjë politikan nga Kosova nuk ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Irinejt i cili përgjatë gjithë jetës së tij ka folur dhe vepruar kundër shqiptarëve.

Sipas saj, një gjë e tillë dëshmon se serbët në Kosovë nuk trajtohen barabartë. “Për fat të keq, në 24 orët e fundit, asnjë zyrtar i Kosovës nuk shprehu ngushëllime për serbët e Kosovës, gjë që ne konsiderojmë se ata nuk po trajtohen barabartë dhe të drejtë”, ka thënë Miliç.

Miliç ndryshe njihet për retorikë dhe qëndrime të përafërta me ato të Aleksander Vuçiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…