Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

10 prill 2018 | 15:09

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë të martën në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge” iniciuar nga “Banka Raiffeisen”.

Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, ministri Besim Beqaj ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit.

“Inovacioni është e ardhmja, por që realisht është edhe një sfidë të cilën duhet ta adresojmë të gjithë”, ka thënë Beqaj.

Ai ka folur edhe për aktivitetet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në lidhje me hartimin e kornizës ligjore dhe strategjike si bazë e mirë për përkrahje të inovacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Beqaj ka paralajmëruar se sot (e mërkurë) në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të prezantojë një sërë dokumentesh ligjore dhe strategjike, si dhe politikën për ndarjen e subvencioneve dhe granteve në fushën e përkrahjes së inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Programi “Elevator Lab Challenge” do ta hapë fazën e aplikimit më 23 prill.

Ky aplikim do të jetë i hapur për të gjitha ndërmarrjet nga Kosova të cilat kanë ide inovative në fushat e analizave të avancuara, shërbimeve bankare për biznese, teknologji të investimit dhe tregtisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer edhe njëherë të flasë për Botërorin…