Beqaj: Do t’i mbështesim idetë dhe ndërmarrjet që kanë vizion të qartë

22 shkurt 16:43

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar kompaninë “Gjirafa.com”, me ç’rast ka parë nga afër punën e kësaj kompanie.

Beqaj ka thënë se mjafton vetëm një ide e mirë dhe një ekip si i “Gjirafa.com” për të bërë revolucion në hapësirën digjitale shqiptare. “Kanë mjaftuar pak muaj që Gjirafa të shndërrohet nga një ide e mirë në një biznes që sot punëson dhjetëra të rinj të talentuar. Ky grup i të rinjve po e transformon mënyrën se si ne blejmë, si kërkojmë online dhe se si gjejmë produktet, bizneset dhe përmbajtjen më të mirë online”, ka deklaruar ministri Beqaj.

Ai ka shtuar se ka edhe shumë gjëra të reja që po vijnë nga kompania “Gjirafa”. “Si Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ne do të kujdesemi që të mbështesim idetë dhe ndërmarrjet që kanë vizion të qartë. Prandaj, mos hiqni dorë nga idetë tuaja që ua realizojnë ëndrrat tuaja për zhvillim personal e profesional. Ne jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë”, ka thënë ministri Beqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti, Armend Bekaj është përfshirë në debatin e librit e…