Berat Gjimshit udhëheq Atalantën drejt fitores në Champions League
06 nëntor 2025
| 08:24
Atalanta u rikthye te fitorja pas 6 ndeshjesh “thatësirë” në të gjitha kompeticionet.
Skuadra bergamaske mposhti mes vështirësish Marseille në Champions League.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Samarxhiq në minutën e 90.
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshit rezultojë i pakalueshëm në prapavijën e skuadrës së Juric.
Sipas mediumit të “Flashscore”, mbrojtësi shqiptar mori notën më të lartë, 7.7.
Kjo paraqitje bindëse “ngroh” përpara ndeshjeve vendimtar të Shqipërisë drejt “Botërorit 2026”, ndaj Andorrës në 13 dhe Anglisë 16 nëntor.



