Bëri botoks gjatë shtatzënisë, kritikohet nga fansat: Modelja nuk më intereson…

07 shtator 2020 | 14:24

Modelja e njohur, Chrissy Teigen, ka zbuluar së fundmi se ka bërë botoks ndërkohë që është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Arsyeja se pse mori një vendim të tillë është se nuk përballonte dhimbjet e kokës. “Kam dhimbje shumë të mëdha të kokës gjatë shtatzënisë. Isha e entuziazmuar që të bëja botoks të muskujve të qafës, së bashku me disa kombinime të tjera të mjekut. Më në fund po shoh pak dritë!”– shkroi 34-vjeçarja në një postim në “Twitter”.

Ndjekësit e pyetën shumë në lidhje me këtë trajtim dhe ajo ka sqaruar se po konsultohet me një neurolog dhe një kirurg plastik. Ajo bën botoks për të lehtësuar dhimbjet e kokës që vijnë nga shtrëngimi i dhëmbëve.

“Botoksi ishte i nevojshëm për dhimbjet e mia të shpeshta të kokës,”– shkroi modelja. “Gjithashtu mund ta bëni për të përballuar migrenën. Të ndryshon jeta.”

Ndërkohë disa përdorues të “Twitter”, kritikuan Teigen për vendimin e saj. Megjithatë modelja u shpreh se nuk u intereson mendimi i tyre. “Absolutisht nuk më intereson,”- përfundoi ajo.

Bëri botoks gjatë shtatzënisë, modelja e famshme kritikohet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të…