Berisha: Ballkani e eliminon Dritën nga Kupa

27 nëntor 2019 | 18:11

Kapiteni Visar Berisha për “Epokën e re”, ka thënë se ndeshja e rrethit të dytë të Kupës ndaj Dritës do të jetë shumë e fortë.

Ai është i bindur se skuadra e Ballkanit do të kualifikohet tutje në garën e Kupës.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe ne jemi të motivuar të luajmë me një kundërshtar siç është Drita. Do të jetë një ndeshje e vështir për te dyja palët dhe shumë e rëndësishme pasi që është një ndeshje përparësia jonë është tereni vendas jemi përgatitur për ketë ndeshje maksimalisht dhe besoj shumë që në fund ne do të jemi ata që do të vazhdojmë garën me tutje”, ka thënë Berisha.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se po punohet prej natës së mbrëmshme, për fat…