Berisha e Beqiri diskutojnë për gjendjen sigurisë në aviacionin civil

24 janar 18:03

Në kuadër të bashkëpunimit të rregullt ndërinstitucional, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha ka takouar të premten kryesuesin e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Beqiri, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Me këtë rast u diskutua gjendja e përgjithshme e sigurisë në aviacionin civil në vend dhe përgatitjet e autoriteteve për procesin e normalizimit të hapësirës së ultë ajrore.

“Me normalizimin e hapësirës ajrore do të rritet trafiku ajror dhe do të krijohen kushte për zhvillim të aktiviteteve të aviacionit të përgjithshëm, të munguara për një kohë të gjatë në vendin tonë. Prandaj, nevojitet një bashkërendim i përpjekjeve të të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri në aviacionin civil. Të dy institucionet janë plotësisht të gatshme për të punuar në drejtim të përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të normalizimit të hapësirës së ultë ajrore”, është bërë me dije në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të…