Nënshkruhet memorandumi për ndarjen e granteve për fermerët e Skenderajt

24 janar 2020 | 17:25

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të premten në takim përfaqësuesen e Caritas-it zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Me këtë rast, kryetari Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritas-it zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në Komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Kryetari Jashari ka thënë se si komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi 150 mijë euro në bujqësi.

“Me këtë memorandum të bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57 000 euro”, ka deklaruar Jashari.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e Caritas-it zviceran, Vera Haag Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me Komunën e Skenderajt do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna, ka thënë se…