Ministri i Financave: Në zgjedhje s’mund të shkohet pa miratimin e buxhetit

24 janar 2020 | 16:55

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna, ka thënë se nuk duhet të mendohet opsioni i shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast të mosformimit të qeverisë.

Ai ka theksuar se partitë duhet të merren vesh për miratimin e buxhetit për vitin 2020, në të kundërtën ka paralajmëruar bllokadë financiare.

“Unë nuk kisha dashur që të kemi zgjedhje të reja, por në variantin më ekstrem në qoftë se vinë zgjedhjet e reja si alternativë, unë ministër i Financave nuk kisha këshilluar dhe kisha kërkuar që para se të mendohet të shkohet në zgjedhje të gjitha partitë politike që janë në prezent në Kuvend të ulen dhe të dakordohen në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje pa një buxhet të aprovuar”, ka thënë Rafuna për “Ekonomia Online”.

Rafuna ka thënë se ende nuk ka ndonjë plan konkret se si të vihet deri te miratimi i buxhetit, pasi sipas tij kjo situatë që është duke ndodhur në Kosovë për herën e parë dhe se nuk ka ndonjë interpretim konkret nga Kushtetuesja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK) ka dënuar ashpër kanosjen ndaj…