KGjK-ja reagon ashpër ndaj kanosjes së gjyqtarit Sabit Sadikaj

24 janar 2020 | 16:50

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK) ka dënuar ashpër kanosjen ndaj gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj.

Ky këshill ka shprehur shqetësimin për këtë akt të kundërligjshëm dhe qëndron pranë gjyqtarit, Sadikaj dhe çdo gjyqtari tjetër duke i mbështetur fuqishëm ata në ushtrimin e detyrave të tyre, njofton Klan Kosova.

“Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KGjK-ja, vlerëson se sulmet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve sikurse edhe rasti i fundit janë të papranueshme dhe kanë për qëllim pengimin e punës së gjyqtarëve, ushtrimin e ndikimit mbi ta si dhe krijimin e presioneve dhe pasigurisë në pengimin e funksionimit të rregullt të gjykatave”, është thënë në reagimin e KGjK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, u…