Berisha e Krasniqi vizitojnë disa familje nga Shqipëria që po qëndrojnë në Malishevë

01 dhjetor 2019 | 15:35

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kanë vizituar disa familje nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, të cilat janë zhvendosur në Malishevë.

Berisha dhe Krasniqi, janë njoftuar me familjet, akomodimin e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe u kanë ofruar mbështetje dhe siguri gjatë qëndrimit në territorin e Komunës së Malishevës. Ata po ashtu, i kanë falënderuar edhe pronarët e shtëpive të cilët i kanë lëshuar në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë.

Komuna e Malishevës ka bërë regjistrimin e personave që kanë ardhur në Malishevë, si dhe u ka ofruar gjërat e nevojshme për qëndrim. Po ashtu, edhe qytetarë të shumtë kanë ofruar mbështetje të ndryshme për nevojat që i kanë të gjithë qytetarë që kanë ardhur këtu, nga zonat e prekura në Shqipëri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka inspektuar punimet…