Berisha: Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për ta kuptuar filozofinë e trajnerit

19 mars 2024 | 16:25

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se dy ndeshjet e radhës miqësore, lojtarët do t’i shfrytëzojnë për ta kuptuar trajnerin Franko Foda dhe filozofinë e tij.

Berisha tha se ndeshjet e radhës po ashtu do t’i shfrytëzojnë që të krijojnë grupin dhe të bëhen sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Sot kemi punuar më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën defensive. Duhet te adaptohemi sa më shpejtë”, tha Berisha.

Tutje, ai tha se miqësoret me Armeninë dhe Bullgarinë janë dy ndeshje të rëndësishme dhe sipas tij, Kosova duhet që t’i fitojë këto dy lojë pasi tha se do ndihmonin në atmosferën brenda ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar bizneset se do të ketë…