Berisha kundër “darkës së Qeverisë” tek Pacolli

07 shkurt 2018 | 22:26

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, i ftuar në “Ditë Mbas Dite” në “Rrokum TV”,  ka thënë se temat e rëndësishme duhet të diskutohen në Parlament e Qeveri dhe jo në darka.

“Megjithatë, temat që dolën pas darkës janë të rendit të dytë, karshi temave që ka Kosova”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se bashkëndan mendimin e shumicës së qytetarëve lidhur me takimin në shtëpinë e Pacollit.

Berisha ka mohuar se kryetari i Nismës Social-demokrate, Fatmir Limaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me Demarkacionin.

Ai ka thëne më tej se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale vazhdon të jetë i njejtë, pra që është kundër kësaj Gjykate.

Derisa vendimin e veteranëve për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur grackë të, sic ka thënë ai, Presidentit Hashim Thaçi.

“Veteranët kanë ra në grackën e Hashim Thaçit, kur menduan me shfuqizu Gjykatën Speciale”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në…