
Berisha në formacionin e javës në Rusi
07 prill 2021
| 14:20
Bernard Berisha është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Premierligën e Rusisë, pasi e frymëzoi skuadrën e tij Akhmat Grozny për ta mposhtur 5-0 Krasnodarin në një ndeshje derbi mes dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës. Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në këtë ndeshje.
Kjo paraqitje, që ia fitoi atij edhe çmimin lojtari i ndeshjes, ia siguroi Berishës një vend në formacionin e javës në ligën elitare ruse. Në formacionin më të mirë të javës me skemën 4-3-3, Berisha është zgjedhur si sulmuesi më i mirë i krahut të djathtë.
Berisha i ka shënuar 8 gola në përgjithësi për Gronzy në 22 ndeshje në Premierligën ruse deri tani këtë sezon.