Berisha nesër nis lëvizjen e tij në PD

15 shtator 2021 | 12:41

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar i kësaj partie, ka njoftuar se nëser do ta nis ciklin e “Foltores për një PD më të bashkuar, më të fortë  dhe më të hapur”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratët.

“Njoftim! Të dashur miq, ditën e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur në Karbunar të Lushnjës ku si…