Berisha ‘non-grata’ edhe nga Britania, Rama publikon foto nga libri i Enver Hoxhës: No comment
22 korrik 2022
| 16:18
Pas shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe të kreut të PD-së, Sali Berisha, ka ardhur një reagim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mes ironisë, Rama nuk ka dashur të komentojë më gjatë, ndërsa ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”: “NO COMMENT” dhe ka publikuar kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.




