Berisha ‘non grata’ nga ShBA-ja, Rama: Jam 100 për qind i fokusuar në punë

26 maj 2021 | 13:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur nga gazetarët për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që e ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama ka refuzuar të bënte koment për këtë pjesë, duke thënë se është i fokusuar te puna dhe mandati i tretë qeverisës. Ai ka theksuar se do të ndryshojë mënyrën e komunikimit publik në lidhje me politikën, të cilën e ka cilësuar si “telenovelë” gjatë gjithë këtyre viteve.

“Jam 100 për qind i fokusuar sepse s’ka kohë për pushim dhe jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe për këtë arsye të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse për njerëzit. Për mua ka më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës, ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në Kongresin tonë të 12 qershorit”, ka thënë Edi Rama në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.

Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur person të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, me akuzat se ka minuar demokracinë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…