Berisha: Operacioni për gjetjen e dy policëve do të vazhdojë

01 maj 2018 | 19:49

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, vizitoi ekipet e FSK-së të angazhuara në operacionin e kërkimit në lumin Lepenc.

Berisha sot ka vizituar në vendngjarje pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilat janë duke zhvilluar operacione kërkimi për dy pjesëtarët e aksidentuar të Policisë së Kosovës, përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, nga vendi i aksidentit deri në kufi me Maqedoninë. “Pjesëtarët e njësive të kërkim-shpëtimit po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, pjesëtarët tanë po bëjnë maksimumin duke e kontrolluar terrenin me radhë. Presim rezultate. Ne do vazhdojnë që të përfundojmë operacionin me sukses ashtu si është paraparë. Sigurisht se ky operacion do të vazhdojë edhe më tej”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz dolën të martën në rrugët e Moskës dhe…